Turqia në konferencën e donatorëve, zbulohet shifra e ndihmave për Shqipërinë - Gazeta Express
string(76) "turqia-ne-konferencen-e-donatoreve-zbulohet-shifra-e-ndihmave-per-shqiperine"

Gazeta Express

17/02/2020 18:00

Turqia në konferencën e donatorëve, zbulohet shifra e ndihmave për Shqipërinë

Gazeta Express

17/02/2020 18:00

Pavarësisht se vetë u godit nga një tërmet më i fortë se ai i nëntorit në Shqipëri, Turqia është paraqitur në konferencën e donatorëve me premtimin për t’i dhënë 46.3 mln euro Shqipërisë.

 “Ndihma materiale, batanije, ushqime me vlerë më shumë se gjysëm milionë euro, ndihma humanitare për Shqipërinë, ka filluar pak kohë pas tërmetit dhe ka arritur deri në 900 mijë euro deri tani.

Lexo Edhe:

Presidenti Erdogan u ka bërë thirrje gjithë vendeve islamike për të ndihmuar Shqipërinë.

Qeveria turke do të ndërtojë 504 njësi banimi  në qytetin e Laçit.

Projekti i 504 njësive të banimit, do të shkojë më shumë se 40 milion euro. Turqia do të japë gjithashtu edhe 100 mijë euro, për rindërtimin e xhamijave të dëmtuara në zonat e prekura nga tërmeti.

Ndërkohë në total qeveria turke ka vendosur që për Shqipërinë të dhurojë 46.3 milion euro. E gjithë kjo shumë është në formën e granteve por edhe në natyrë.

Ndihma më e madhe për Shqipërinë, meqë është vend kandidat për në Bashkimin Europian, është që ti japim mbështetjen tonë, për tu bërë anëtare sa më shpejt”, tha përfaqësuesi i qeverisë turke.