Turqia me nderime ushtarake për 11 ushtarët e vrarë nga rrëzimi i helikopterit - Gazeta Express
string(78) "turqia-me-nderime-ushtarake-per-11-ushtaret-e-vrare-nga-rrezimi-i-helikopterit"

Turqia me nderime ushtarake për 11 ushtarët e vrarë nga rrëzimi i helikopterit

Lajme

Gazeta Express

05/03/2021 11:25

Njëmbëdhjetë ushtarët e vdekur nga rrëzimi i një helikopteri u nderuan të premten në Turqi me ceremoni ushtarake.

Përpos njëmbëdhjetë të vdekurve, në mesin e të cilëve ishte edhe një komandant, në këtë aksident mbetën të lënduar dy ushtarë të tjerë. Helikopteri me të cilin po fluturonin viktimat u rrëzua të enjten në provincën lindore të Turqisë, Bitlis.

Lexo Edhe:

Foto: Anadolu

Helikopteri u nis në fluturim në orën 1 e 55 të pasdites nga Bingoli për në distriktin Tatvan, ndërsa kontakti me të u hunb në orën 2 e 25 minuta, shkruan Anadolu, transmeton Gazeta Express.

Foto: Anadolu

Funerali ushtarak u zhvillua në provincën Elazig. Në funeral morën pjesë zyrtarë të lartë qeveritarë e ushtarakë të Turqisë, përfshirë minsitrin e Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, komandantin e përgjithshëm të forcave të armatosura, Gjeneral Yasar Guler, zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Ismail Catakli e shumë zyrtarë të tjerë.

Foto: Anadolu

Pas funeralit, trupat e ushtarëve të vrarë në aksident u dërguan në Ankara, ku për ta do të zhvillohet një ceremoni shtetërore, në të cilën pritet të marrë pjesë edhe presidenti turk, Rexhep Erdogan.