Turqia lehtëson masat e izolimit, rihap restorantet dhe parqet - Gazeta Express
string(61) "turqia-lehteson-masat-e-izolimit-rihap-restorantet-dhe-parqet"

Gazeta Express

01/06/2020 10:53

Turqia lehtëson masat e izolimit, rihap restorantet dhe parqet

Gazeta Express

01/06/2020 10:53

Restorantet, kafenetë dhe parqet janë rihapur nga e hëna në Turqi. Në këtë shtet janë larguar kufizimet edhe në transportin ndër-urban.

Qeveria e presidentit Rexhep Erdogan ka filluar t’i lehtësojë masat e izolimit në javët e kaluara pasi autoritetet kanë thënë se pandemia është nën kontroll, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Deri më tani, në Turqi janë regjistruar mbi 4,500 të vdekur nga koronavirusi dhe më shumë se 160 mijë janë infektuar.

Përpos restoranteve dhe kafeneve, punën nga e hëna do ta rifillojnë pishinat, bibliotekat dhe muzetë.

Do të rihapen edhe çerdhet për fëmijë dhe qendrat e kujdesit ditor, por masat për kufizimin e lëvizjes për personat mbi moshën 65-vjeçare dhe nën 18-vjeçare do të vazhdojnë të mbeten në fuqi.