Turqia kërkon nga Rusia që të qëndrojë anash në konfliktin e Sirisë - Gazeta Express
string(67) "turqia-kerkon-nga-rusia-qe-te-qendroje-anash-ne-konfliktin-e-sirise"

Turqia kërkon nga Rusia që të qëndrojë anash në konfliktin e Sirisë

Gazeta Express

29/02/2020 11:54

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, tha të shtunën se ka kërkuar nga homologu rus, Vladimir Putin, që Rusia të qëndrojë anash dhe ta lejojë Turqinë që të përballet vetë me forcat qeveritare siriane pas vrasjes së 34 ushtarëve turq këtë javë.

Forcat qeveritare, të përkrahura nga ajri nga ushtria ruse, e kanë nisur një sulm të gjerë për ta marrë nën kontroll provincën veriperëndimore të Idlibit, e cila e paraqet territorin e vetëm që ende mbahet nga rebelët e mbështetur nga Turqia.

Lexo Edhe:

Ndonëse Ankaraja dhe Moska janë përpjekur që t’i ulin tensionet në Siri përmes burimeve diplomatike, përballja e tyre e drejtpërdrejtë në terren është bërë më e mundshme se kurrë më parë.

Duke folur në Stamboll, presidenti turk deklaroi se i ka thënë presidentit rus që të qëndrojë anash dhe ta lejojë Turqinë që ta bëjë atë që është e nevojshme me qeverinë siriane, duke shtuar se Turqia nuk synon të tërhiqet nga Siria tash për tash.

Pas vrasjes së dhjetëra ushtarëve turq, Turqia tha se do t’i lejojë refugjatët sirianë që të nisen drejt Evropës pa u penguar, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Sipas presidentit turk, 18 mijë imigrantë tashmë i kanë kaluar kufijtë e Turqisë drejt Evropës, duke shtuar se ky numër mund të rritet në 30 mijë të shtunën.