‘Turp i shqiptarëve’, Rudina Hajdari reagon pas përplasjes me studentin në Shkodër


Gazeta Express
26 Shtator 2019 13:44

Deputetja Rudina Hajdari ka reguar pas incidentit të ndodhur sot në shkollën “Shejnaze Juka”, ku një i ri është futur si nxënës në shkollë dhe iu drejtua ashpër deputetes.

Ndërkohë kjo e fundit u shpreh se incidente të tilla ndodhin dhe se nuk e shqetëson.

“Jam te shkolla Shejnaze Juka jemi për të festuar hapjen e kësaj shkolle. Patjetër që incidente ka gjithandej. Kjo nuk është një gjë që na shqetëson. Infrastruktura e shkollës është shumë e dobët. Cilësia e arsimit ka rënie. Duhet të bëhet më shumë për infrastrukturën, për cilësinë e mësimit, për të pasur akoma më shumë një arsim që ndihmon studentët tanë të përgatiten për një të ardhme të mirë.

 Ne nuk duhet të braktisim shkollat. Sot në shkollat 9 vjeçare janë 30 mijë më pak nxënës për shkak të emigrimit. Kjo është për të ardhur keq. Me largimin e shqiptarëve shohim dhe një arsim edhe më të dobët. Ne duhet të bëjmë akoma më shumë për arsimin në vend dhe të rrisim buxhetin dhe të kemi një buxhet që I shkon për shtat shqipërisë. Qeveria nuk e ka mbajtur premtimin e saj për 5 përqind të buxhetit, sot është 3.1 përqind. Unë do të vazhdoj të vizitoj shkolla të tjera në shkodër. Do të shkoj edhe në shkollën Azem Hajdari. Ajo shkollë rrezikon të mbyllet por unë nuk do ta toleroj këtë gjë”, tha Hajdari.

Më tej deputetja u pyet edhe për fjalimin e Jozefina Topallit. “E ndoqa shumë pak por ishte një fjalim i bukur”, tha ajo.

Debati i plotë
Rudina Hajdari: Të dashur nxënës, të dashur mësues, me qetësi…
(I riu ndërhyn duke folur)
Rudina Hajdari: Hajde, hajde, hajde këtu, hajde ma thuaj këtu
I riu: Shko pas Edi Ramës, Shkodra është e PD-së 
Rudina Hajdari: Ti je djalë i ri dhe nuk duhet të merresh me politikë
I riu: E njeh ti Azem Hajdarin? 
Rudina Hajdari: Më vjen mirë që e njeh Azem Hajdarin
I riu: Unë e njoh por nuk e njeh ti. 
Rudina Hajdari: Tani besoj se …
I riu: Ai ka luftuar për të sjellë demokracinë, ti je duke kthyer komunizmin, shtojcë e Edi Ramës, je turpi i shqiptarëve…
(Ndërhyn Halit Valteri për ta larguar)
Rudina Hajdari: Të dashur nxënës
(Ovacione në sallë për Rudina Hajdarin)

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart