Turma në shesh shpërthen në ovacione kur përmendet emri i Bill Clinton-it (Video)


Gazeta Express
12 Qershor 2019 11:55

Ka nisur ceremonia qendrore për nder të 20-vjetorit kur trupat e NATO-s u futën në Kosovë për t’u dhënë fund masakrave dhe gjenocidit serb mbi qytetarët e pafajshëm të Kosovës.

Kur përfundoi himni i Kosovës të gjithë qytetarët që janë të pranishëm në ceremoni kanë duartrokitur duke shprehur kështu falënderimin e tyre ndaj ish-presidentit amerikan, Bill Clinton.

Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, i parapriu një lufte të ashpër mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe (ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve) dhe pas shumë masakrave të kryera ndaj civilëve shqiptarë.

Hyrja e trupave të NATO-s u bë pas marrëveshjes së Kumanovës ndërmjet zyrtarëve serbë dhe autoriteteve të NATO-s, të udhëhequra në atë kohë nga gjenerali britanik, Mike Jackson.

Me këtë marrëveshje, Serbia ishte detyruar të tërheqë të gjitha forcat e saj policore dhe ushtarake nga Kosova.

Dita e Çlirimit të Kosovës, së bashku me pavarësinë, konsiderohen si ngjarje që kanë shënuar kthesën më të madhe në histori.

Me rastin e shënimit të 20-vjetori të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, kanë ardhur ish-presidenti i SHBA-së Bill Clinton, ish-sekretarja Madeleine Albright dhe shumë personalitete tjera vendore e ndërkombëtare.

Me këtë rast, nga ora 11:00, në sheshin “Skënderbeu”, ka nisur të mbahet tubimi qendror i shënimit të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Ndërsa nga ora 14:00 do të jetë “Ecja për liri”, për të vazhduar drejt sheshit “Albright”, afër American School of Kosova, për të bërë përurimin e bustit të ish-sekretares Albright.

Ndërkaq në orën 15:00, do të bëhet vizitë në Bulevardin “Bill Clinton”, afër shtatores së ish-presidentit Clinton.

Te fundit


Kthehu lart