Në Kumanovë sot është ditë zie me rastin e ngjarjes tragjike në Rramanli në të cilën pas shpërthimit të bombolës së gatit e humbën jetën tre fëmijë dhe më vonë edhe një burrë 58 vjeçar, raporton KOHA.
Gjithsej shtatë persona u lënduan të cilët për shkak të seriozitetit të lëndimeve po mjekohen në klinikat e Shkupit, ndërsa një pjesë e tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Flamujt janë lëshuar në gjysmë shtizë, ngjarjet kulturore, sportive dhe argëtuese janë anuluar.
Vendimin për shpalljen e 25 shkurtit për Ditë zie dje njëzëri e sollën këshilltarët në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës së Kumanovës.
Kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski dhe Këshilli i komunës paralajmëruan mbështetje institucionale dhe joinstitucionale për familjet Alimi dhe Sakipi, përcjell Gazeta Express./V.Leka/