"Tufë flokësh" që dilnin nga guri i një varri të vjetër, 37-vjeçari publikon pamjet - Gazeta Express
string(80) "tufe-flokesh-qe-dilnin-nga-guri-i-nje-varri-te-vjeter-37-vjecari-publikon-pamjet"

“Tufë flokësh” që dilnin nga guri i një varri të vjetër, 37-vjeçari publikon pamjet

Lajme

Gazeta Express

21/09/2021 7:34

Një burrë u tremb kur kaloi pranë një varri shekullor dhe gjeti një tufë “flokësh njerëzor” që dilnin nën gurin e varrit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Joel Morrison, nga Kalifornia në SHBA, tha se e bëri zbulimin e tmerrshëm gjatë një vizite në Varrezat Katolike të Shën Jozefit në Sacramento.

Lexo Edhe:

Bëhet e ditur se 37-vjeçari e publikoi videon në TikTok, dhe i la shikuesit të tmerruar.

Në video, ai qëndron pranë një varri dhe e vendos kamerën përreth, duke thënë: “Pra, ne jemi këtu duke ecur nëpër varreza dhe po shoh diçka të rëndë”.

Ai tregon gurin e varrit që ka një pllakë masive betoni dhe vëren një çarje në njërën nga qoshet.

“Dhe… flokët e një personi po dalin nga një çarje nën gurin e varrit”, thotë ai, me zërin që i dridhej.

Një komentues tha se kjo mund të ndodhte, posaçërisht pas përmbytjeve të mëdha dhe reshjeve.