Tuchel: Nuk më pëlqeu ajo që bëri Neymar, por s’jam babai i tij e as polic!


Gazeta Express
21 Nëntor 2019 23:53

Tuchel nuk është i lumtur me veprimin e Neymar

Gjatë javës, Neymar ishte në Madrid, i pranishëm në një ndeshje tenisi në Kupën Davis, garë e krijuar nga Gerrard Pique.

Udhëtimi i brazilianit ndodhi pak ditë para se Reali dhe PSG të përballen në UEFA Champions League.

Natyrisht, Neymar, që të premten do të kthehet pas më shumë se një muaj mungesë për shkak të një dëmtimi, ka irrituar trajneri Thomas Tuchel.

“Nuk më pëlqeu që shkoi në Davis, por s’jam as babai i tij e as policia”, deklaroi Tuchel.

Ai më pas tha se është i lumtur që Neymar ka lënë prapa dëmtimin dhe do të ftohet për ndeshjen e së premtes me Lillen. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart