Tuchel “akuzon gjyqtaret” për barazimin – nuk ka probleme me Conten - Gazeta Express
string(63) "tuchel-akuzon-gjyqtaret-per-barazimin-nuk-ka-probleme-me-conten"

Futboll

Gazeta Express

14/08/2022 22:00

Tuchel “akuzon gjyqtaret” për barazimin – nuk ka probleme me Conten

Futboll

Gazeta Express

14/08/2022 22:00

Trajneri i Chelsea ka insistuar që ai nuk ka problem me homologun e tij nga Tottenham dhe në vend të kësaj ai ka kritikuar ashpër gjyqtaret e ndeshjes

Thomas Tuchel ka insistuar se nuk “ka hatër mbetje” në mes të tij dhe Antonio Conte, pavarësisht se dy menaxherët patë një zënkë gjatë barazimit në derbin e së dielës mes Chelsea dhe Tottenham me rezultat 2-2.

Lexo Edhe:

Megjithatë, Tuchel nuk do ia fal gjyqtarit Anthony Taylor, për të cilin tha se duhet t’i ndalohet rreptësishtë referimi i ndeshjeve të skuadrës së tij.

Këtë vikend, derbi londinez ka qenë njëri prej më të ashpërve prej që mbahet mend, me Tuchel dhe Conte të cilët u ndëshkuan me të kuq pas përfundimit të ndeshjes.

Chelsea kaloi në epërsi me golin e Kalidou Koulibaly, që debutoi me gol në shtëpi, para se Pierre-Emile Hojberg barazoi me një gol kontrovers në pjesën e dytë. Reece James pastaj u mendua që shënoi dhe vendasit fituan por Harry Kane shënoi me kokë në minutën e 96 për ta nxjerr një pikë për Spurs në këtë takim.

Çfarë tha Tuchel për Conte?

Pasi u zunë gjatë ndeshjes më njëri-tjetrin, dy trajnerët u kapen përsëri hundë për hundë pas ndeshjes gjatë shtrëngimit të duarve, e cila gjë bëri që ata të ndëshkohen me të kuq.

“Është emocion, është futboll. Ne nuk kemi nevojë që të nxehemi. Kemi trajner emocional në stol dhe kaq. Nëse ne takohemi më vonë, ne takohemi. Nëse jo, mbetet jo. Mos e bëni të madhe djem, është në mes të dy garuesve dhe asgjë e keqe s’ka ndodhur”, tha Tuchel për Sky Sports.

“Ishte temperaturë e nxehtë dhe nxehtë edhe në mes të stolave dhe nxehtë në fushë, e nxehtë në mes të tifozëve – çdo gjë që ju dëshironi dhe çfarë keni shpresuar për një ndeshje në fillim të sezonit”, shtoi ai mandej për BBC.

“Ishte një ndeshje e mahnitshme dhe fatkeqësisht ne nuk fituam sepse e merituam. Nuk ka hatër mbetje me Conte. Mendoj se bëra një ndërhyrje të drejtë tek ai dhe ai tek unë. Ne nuk e fyem njëri-tjetrin, ne nuk e goditëm njëri-tjetrin, ne po luftonim për skuadrat tona dhe nga ana ime nuk ka hatër mbetje. Jam i befasuar së pse u ndëshkuam me të kuq për këtë”.

Çfarë tha Tuchel për gjyqtarin Anthony Taylor?

Edhe njëherë, gjyqtari Antony Taylor ishte në qendër të vendimeve kontraverse, që i kushtuan Chelseat. Gjatë goli të parë të Spurs, Kai Havertz shihet qartë që ishte fauluar nga Rodrigo Bentacur, teksa Cucurellës ju shkulën flokët pak momente para se Kane ta barazonte rezultatin.

Tifozët e Chelseat vazhdimisht janë të zëshëm në kritikat e tyre për Taylor viteve të fundit dhe Tuchel ka zbuluar se lojtarët e tij kanë filluar që të zhgënjehen gjithashtu nga këto vendime.

“Nuk mendoj që vetëm disa tifozë mendojnë kështu. Mund të ju siguroj që tërë zhveshtorja e jonë mendon kështu, çdo person mendon kështu”, tha ai.

“Nuk mund ta kuptoj se si goli i parë nuk ishte jashtëloje dhe nuk mund ta kuptoj se kur një lojtar shkul për flokë një tjetër ai qëndron në fushë”.

“Ia shkul flokët lojtarit kundërshtar, qëndron në fushë dhe i jepet korneri dhe mandej barazohet rezultati. Kjo për mua nuk ka ndonjë shpjegim dhe nuk do ta pranoj. Të dy golat nuk kanë qëndruar dhe kështu do të ishte rezultat fer sepse ne ishim të shkëlqyeshëm sot, merituam fitore. Ky është qëndrimi i imë”, tha Tuchel. /GazetaExpress/