Tubi i çadrës e godet në kokë, roja e plazhit në Vlorë në gjendje kome


Gazeta Express
11 Korrik 2019 10:40

Një roje plazhi në Orikum, i cili ka qënë duke rregulluar dëmet e shkaktuara nga stuhia e djeshme, është godiur në kokë nga një tub çadre. Si pasojë e goditjes së fortë në kokë, i riu ka qëndruar më shumë se 30 minuta në gjendje kome, derisa ka mbërritur ambulanca.

Qytetarët janë përpjekur t’i vinë në ndihmë të riut, duke i vendosur qese me akull në kokë, por pa mundur të bëjnë më shumë. I plagosuri ndodhet aktualisht në spital nën kujdesin e mjekëve.

Stuhia që goditi mbrëmë vendin ka shkaktuar dëme të shumta jo vetëm në Vlorë, por edhe në veri të Shqipërisë.

Top Channel


Te fundit


Kthehu lart