string(81) "tryeze-diskutimi-nga-organizata-etea-per-shqyrtimin-kritik-te-lektyrave-shkollore"

Arte

Gazeta Express

08/05/2025 14:47

Tryezë diskutimi nga organizata ‘ETEA’ për shqyrtimin kritik të lektyrave shkollore

Arte

Gazeta Express

08/05/2025 14:47

Organizata ETEA organizon tryezë diskutimi mbi raportin hulumtues “Shqyrtim kritik i lektyrave shkollore” më 13 maj nga ora 14:00. Ky raport, i publikuar më 23 prill 2025, ka ngjallur reagime të shumta në publik, duke problematizuar çështjen (që ishte synimi i vetë raportit), por shpeshherë edhe duke devijuar nga përmbajtja, gjetjet dhe konstatimet e tij.

Për t’i adresuar drejtpërdrejt dilemat e shfaqura, ETEA, krahas konferencës së publikimit që po ashtu ishte publike dhe e hapur për publikun, organizon tryezë diskutimi dhe i fton të gjitha palët relevante dhe të interesuara për të trajtuar gjetjet dhe konstatimet e raportit.

Tryeza ka për qëllim të sqarojë qëndrimet e palëve, të mbledhë perspektivat e akterëve të ndryshëm dhe të adresojë ato brenda raportit dhe tek institucionet qeverisëse të arsimit dhe kulturës në nivel qëndror dhe lokal. Format i diskutimit është diskutim i hapur me moderim të strukturuar.

Ftojmë të gjitha ato/o që kanë kritikuar publikisht raportin, gjithsesi dhe të tjerë që nuk pajtojnë me përmbajtjen e tij, që të marrin pjesë dhe të kontribuojnë me pikëpamjet e tyre drejtpërdrejt në diskutim. Krahas tyre, në tryezë janë të ftuar edhe përfaqësues institucionalë të arsimit dhe kulturës, përfaqësues të shtëpive botuese, të shoqatave të shkrimtarëve, bibliotekave publike, studiues të letërsisë dhe ekspertë të arsimit.

Pjesëmarrja në këtë tryezë është e hapur për publikun e gjerë. Për qëllime logjistike dhe organizative të ambientit dhe formatit të diskutimit, luteni që të konfirmoni paraprakisht pjesëmarrjen tuaj duke na shkruar në adresën elektronike: [email protected].

Detajet e tryezës

Data: 13 maj 2025, e martë
Ora: 14:00 – 16:00
Lokacioni: Qendra “Libart”
Natyrisht, nga pjesëmarrësit pritet që ta kenë lexuar paraprakisht raportin “Shqyrtim kritik i lektyrave shkollore”, në mënyrë që diskutimi të zhvillohet në mënyrë konstruktive dhe jo spekulative.