Tryeza për Reformën Zgjedhore, Yuri Kim thërret në takim katër anëtarët e Këshillit Politik - Gazeta Express
string(90) "tryeza-per-reformen-zgjedhore-yuri-kim-therret-ne-takim-kater-anetaret-e-keshillit-politik"

Gazeta Express

28/05/2020 9:19

Tryeza për Reformën Zgjedhore, Yuri Kim thërret në takim katër anëtarët e Këshillit Politik

Gazeta Express

28/05/2020 9:19

Ditën e sotme në orën 17:00 Këshilli Politik do të mblidhet për takimin e radhës për Reformën Zgjedhore.

Përpara fillimit të këtij takimi, ambasadorja amerikane Yuri Kim do të takohet me përfaqësuesit e kësaj tryeze, për të folur mbi ecurinë e këtij procesi.

Kim do të takohet me përfaqësuesin e PS-së Damian Gjiknuri, përfaqësuesen e opozitës parlamentare Rudina Hajdari dhe përfaqësuesit e opozitës së bashkuar jashtë parlamentare Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.

Lexo Edhe:

Takimet nuk do të jenë të përbashkëta, por secili përfaqësues do të takohet “kokë më kokë” me ambasadoren

Kujtojmë që ambasadorja Kim ka qenë shumë e vendosur në deklaratat e saj për t’u zbatuar me përpikmëri dhe sa më shpejtë Reforma Zgjedhore dhe Reforma në Drejtësi.

ditët e fundit ambasadorja amerikane ka mbajtur takime me të gjithë faktorët politikë, për të treguar se SHBA qëndron afër Shqipërisë, por edhe një lloj presioni që “loërat” e së kaluarës të mos përsëriten