Trumpin e rrokin gajlet “jopresidenciale”, fillon të kërkojë avokatë - Gazeta Express
string(65) "trumpin-e-rrokin-gajlet-jopresidenciale-fillon-te-kerkoje-avokate"

Lajme

Gazeta Express

26/01/2021 12:59

Trumpin e rrokin gajlet “jopresidenciale”, fillon të kërkojë avokatë

Lajme

Gazeta Express

26/01/2021 12:59

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ende është duke punuar që të formojë një ekip të plotë ligjor për seancën hetimore kundër tij në Senat, i thanë të hënën televizionit CNN disa persona të afërt me këtë çështje.

Sidoqoftë, miliarderi tashmë ka filluar ta formësojë strategjinë mbrojtëse me avokatin e respektuar nga Karolina Jugore, Butch Bowers, i cili është pajtuar që ta përfaqësojë Trumpin në procedurën historike, me ç’rast një president akuzohet dy herë nga legjislativi, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Bowers dikur ka punuar në Departamentin e Drejtësisë gjatë administratës së ish-presidentit Bush. Dy persona të afërt me Trumpin kanë thënë se ky avokat ka qenë në bisedime me ish-presidentin e larguar këtë muaj. Në kontakt thuhet se i ka vendosur republikani nga Karolina Jugore, Lindsey Gragam, i cili gjithashtu po ofron ndihmë për të shtuar avokatë të tjerë në ekipin ligjor të Trumpit.

Dy persona të afërt me çështjen thanë se Charlie Condon, ish-prokuror i përgjithshëm i Karolinës Jugore, është kontaktuar për t’iu bashkuar ekipit ligjor të Trumpit. Një zëdhënës i ish-presidentit Trump refuzoi të komentonte rreth personave të rinj në ekipin ligjor të ish-shefit të Shtëpisë së Bardhë.

Sipas njerëzve të afërt me çështjen, kur kanë mbetur dy javë para fillimit të seancave thelbësore në Senat, Trumpi ende po ka vështirësi që të gjejë avokatë të tjerë për ekipin mbrojtës. Disa zyra avokatie kanë shprehur dyshime nëse do të paguhen për punën e bërë, ndërsa të tjerët po ngurrojnë që ta lidhin veten me kryengritjen vdekjeprurëse në Capitol më 6 janar, thanë burimet.