Trumpi ua merr amerikanëve Festën e Pavarësisë


Gazeta Express
5 Korrik 2019 11:37

Tanke dhe politikë: Donald Trump e rrëmbeu për vete 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë, pa e vrarë mendjen për traditën jopolitike të saj në SHBA. Kjo tregon, se sa pak respekt ka ai për amerikanët

Nga Carla Bleiker

Dita e Pavarësisë është një ditë e madhe feste për amerikanët. Qoftë në brigjet luksoze lindore, në zonat rurale të Perëndimit të Mesëm apo qytetet liberale të Kalifornisë – kudo 4 Korriku është një datë që i bën bashkë amerikanët. ata kalojnë kohë me familjen, me miqtë dhe shohin në fund një spektakël fishekzjarrësh. Në një vend, që në shumicën e ditëve të tjera të vitit është një vend i ndarë ideologjikisht, Dita e Pavarësisë i bashkon njerëzit.

Pikërisht për këtë arsye është irrituese, që Donald Trump, këtë ditë e shfrytëzon për qëllimet e tij. Edhe një herë e përsëris: Jo, nuk është normale që një president në detyrë mban një fjalim në Ditën e Pavarësisë në Uashington. Kjo ka ndodhur deri më tani vetëm 1 herë: Në vitin 1951, kur presidenti Harry S. Truman në një fjalim para monumentit të Uashingtonit informoi për gjendjen aktuale në Luftën e Koresë.

Në këtë 4 Korrik SHBA nuk gjendet në luftë. Megjithatë presidenti Trump vendosi të nderojë ushtrinë në salutimin e tij për Amerikën. Tanke të rënda të ardhur enkas me tren nga Xhorxhia kaluan nëpër rrugë, megjithë shqetësimin e administrateve lokale dhe kritikave për dëmtimin e rrugëve apo madje edhe të prishjes së urave.

Por Donald Trump nuk e çau kokën për këtë. Ai e kishte prej kohësh dëshirën të mbante një paradë ushtarake në Uashington, dhe pa tanke sigurisht nuk ka paradë ushtarake. Mund ta përfytyrosh, se si do ketë përplasur këmbët në mbledhjet përgatitore për ceremoninë e festimeve.

Jo qeveri e popullit

Paradat me tanke dhe politikanë të sjellin ndër mend shtetet autoritare si Korenë e Veriut apo Rusia, të dyja vende, që u duk se fituan simpatinë e Trumpit. Por që Donald Trump tani ua merr qyteterëve të tij këtë ditë jopolitike, për të vendosur vullnetin e tij, tregon, se ai as gishtin nuk e lëviz për unitet e për të qenë larg partishmërisë.

Fjalimi i tij fillon me përkujtimin e heroizmit ushtarak të trupave Georg Washingtonit, që në luftën e pavarësisë arritën të fitonin kundrejt britanikëve në numër shumë më të madh. Edhe për shfuqizimin e skllavërisë foli presidenti para memorialit të Lincolnit. Edhe për atë që Lincoln ngriti lart në fjalimin e tij në Gettysburg në vitin 1863 një “qeveri të popullit, përmes popullit dhe për popullin”.

Por këto fjali tingëllojnë bajate në ceremoninë e Trumpit, një ceremoni, së cilës shumë qytetarë të Uashingtonit në shesnjë proteste i qëndruan larg, sepse ata e vlerësuan në mediat sociale sjelljen e qeverisë në Ditën e Pavarësisë si “turpëruese” ose të shëmtuar”.

Himni i betejës në Ditën e Pavarësisë

Nuk ka askush diçka kundër që të nderohen burrat dhe gratë e ushtrisë amerikane apo Navy-t. Por 4 Korriku, Dita e Pavarësisë, një ditë e të gjithë popullit amerikan është dita e gabuar për parada të tilla dhe “National Mall” në zemër të Uashingtonit është vendi i gabuar për tanke dhe avionë luftarakë. Lëvdatat e himnet presidentit Trump për pjesëtarët e forcave ushtarake në Ditën e Pavarësisë janë një përpjekje kaq e kuptueshme për të përfituar nga imazhi i tyre i lartë në shoqërinë amerikane, veçanërisht me amerikanëve konservatorë.

Tam-tami i politizuar ushtarak përfundoi me “Himnin e Betejës së Republikës”. 4 Korriku 2019 – një ditë feste do të mbetet në kujtesën e shumë amerikanëve, por jo për mirë./DW

Te fundit


Kthehu lart