Trumpi i gatshëm ta nënshkruajë pakt paqeje me talibanët - Gazeta Express
string(56) "trumpi-i-gatshem-ta-nenshkruaje-pakt-paqeje-me-talibanet"

Trumpi i gatshëm ta nënshkruajë pakt paqeje me talibanët

Gazeta Express

24/02/2020 12:37

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se është i gatshëm të nënshkruajë marrëveshje të paqes me talibanët në Afganistan, nëse respektohet pakti i përkohshëm për zvogëlimin e dhunës.

“Ne mendojmë se ata dëshirojnë të bëjnë marrëveshje, ne dëshirojmë të bëjmë marrëveshje. Unë mendoj se do të funksionojë, do të shohim”, tha Trumpi para gazetarëve para se të nisej drejt Indisë për vizitë zyrtare.

Lexo Edhe:

Më herët gjatë këtij muaji, dy palët njoftuan se kanë arritur marrëveshje të përkohshme për zvogëlimin e dhunës, duke filluar nga data 22 shkurt.

Nëse respektohet marrëveshja paraprake, ajo mund të sjellë nënshkrimin e paktit të paqes dhe rrjedhimisht largimin e trupave amerikane nga Afganistani, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

Tash për tash, në territorin e Afganistanit ndodhen më shumë se 12 mijë ushtarë amerikanë, ndërsa talibanët e kanë vendosur si kusht largimin e tyre në mënyrë që të ndërpriten luftimet.