Trumpi dhe Putini takohen të premten në Japoni


load
Gazeta Express
26 Qershor 2019 17:16

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do ta zhvillojnë një takim njëorësh këtë të premte në Osaka të Japonisë. Takimi do të zhvillohet në kuadër të Samitit të G20-ës. Lajmin e bëri të ditur një zyrtar i Kremlinit.

Ky takim do të mbahet në kohën kur janë rritur tensionet mes dy fuqive botërore për shkak të qëndrimeve të ndryshme për Iranin. Presidenti amerikan e ka kërcënuar Iranin me sulme hakmarrëse për shkak të rrëzimit të dronit amerikan me vlerë prej 180 milionë dollarësh nga forcat iraniane.

Pritet që gjatë këtij takimi të diskutohet për traktatet ndërkombëtare për kontrollin e armëve bërthamore, ndonëse të dy presidentët kanë kërcënuar se do t’i tërheqin vendet e tyre nga këto marrëveshje.

Zyrtari i Kremlinit, Yuri Ushakov, tha se liderët e të dyja vendeve do të bisedojnë edhe për çështjet e stabilitetit strategjik dhe disa konflikte rajonale, përfshirë Sirinë, Venezuelën dhe Iranin.

“Ky nuk është një takim formal, por pritët që të jetë një bisedë e përqendruar në çështjet e sigurisë rajonale, përfshirë Iranin, Ukrainën, Sirinë dhe Lindjen e Mesme”, tha ai.

Trumpi dhe Putini për herë të fundit u takuan në nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar në kuadër të disa ngjarjeve të rëndësishme ndërkombëtare, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart