Trump tregon se cili shtet i Lindjes së Mesme do të lidhë marrëveshjen e radhës me Izraelin - Gazeta Express
string(91) "trump-tregon-se-cili-shtet-i-lindjes-se-mesme-do-te-lidhe-marreveshjen-e-radhes-me-izraelin"

Trump tregon se cili shtet i Lindjes së Mesme do të lidhë marrëveshjen e radhës me Izraelin

Gazeta Express

20/09/2020 19:37

Presidenti i SHBA’së, Donald Trump ka thënë se pas arritjes së marrëveshjes së normalizimit të marrëdhënieve mes Izraelit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahrejnit, edhe një shtet i Lindjes së Mesme do t’i bashkohet kësaj iniciative.

Bëhet fjalë për Kuvajtin i cili sipas Trump do të jetë shteti i radhës që do të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin dhe do i bashkohet planit të SHBA’së për paqe në Lindje të Mesme.

Lexo Edhe:

Të gjitha marrëveshjet janë të ndërmjetësuara nga SHBA’ja, ndërkohë që palestinezët janë të pakënaqur me lidhjen e këtyre marrëveshjeve nga ana e shteteve arabe.

Trump është takuar me djalin e madh të Emirit të Kuvajtit, i cili i ka premtuar marrëveshjen. Ambasada e shtetit të Kuvajtit në SHBA ende nuk e ka konfirmuar lajmin.