Trump sulmon Bankën Evropiane: Po e ulni vlerën e euros që t’i dëmtoni prodhimet amerikane


load
Gazeta Express
12 Shtator 2019 15:11

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, me anë të një shkrimi në rrjete sociale ka sulmuar Bankën Qendrore Europiane.

“Banka Qendrore Europiane, duke vepruar me shpejtësi, ka ulur ratat me 10 pikë bazike. Ata po mundohen, dhe po janë të suskseshëm, që të ulin vlerën e Euros kundër Dollarit shumë të fuqishëm. Në këtë mënyrë po dëmtojnë eksportet amerikane… ndërkohë Federalët po rrinë ulur. Ata paguhen që të huazojnë para, ndërsa ne po paguajmë interesat!”

Trump edhe më herët ka bërë këso akuza ndaj liderëve të financave në BE. Presidenti i ShBA’së prej që ka ardhur në pushtet ka sulmuar vazhdimisht shtetet tjera për praktika tregtare të padrejta ndaj amerikanëve. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart