Trump pret astronautët e Apollo 11 në Shtëpinë e Bardhë


Gazeta Express
19 Korrik 2019 23:54

Presidenti amerikan, Donald Trump priti sot në Shtëpinë e Bardhë dy astronautët e misionit Apollo 11 ende në jetë, Buzz Aldrin dhe Michael Collins, në kuadër të 50-vjetorit të zbritjes së parë të njeriut në Hënë.

“Nesër është një ditë e madhe. 50 vite pasi vendosëm një flamur amerikan në Hënë”, deklaroi Donald Trump.

Neil Armstrong, njeriu i parë që shkeli mbi sipërfaqen e Hënës, ka vdekur në vitin 2012. 

Te fundit


Kthehu lart