Trump, presidenti i parë në histori që merr pjesë në paradën e veteranëve në Nju Jork


Gazeta Express
11 Nëntor 2019 23:50

Presidenti Trump mbajti një fjalim në hapje të paradës së veteranëve në qytetin e Nju Jorkut me rastin e festimit të Ditës së Veteranëve.

“Ky vend jua a ka përjetë borxh dhe ne ju falenderojmë të gjithëve,” tha zoti Trump, i cili është presidenti i parë në histori që merr pjesë në paradën e veteranëve në Nju Jork, më e madhja në vend.

Me këtë rast, në varrezat kombëtare të Arlingtonit pranë kryeqytetit Uashington zhvillohen çdo vit ceremoni me fjalime dhe vendosje kurorash. Këtë vit, Presidenti Trump zgjodhi ta përkujtojë Ditën e Veteranëve jashtë Uashingtonit.

Te fundit


Kthehu lart