Trump po shqyrton pesë persona për të zëvendësuar John Bolton


load
Gazeta Express
11 Shtator 2019 19:42

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha të mërkurën se po konsideronte pesë njerëz shumë të kualifikuar për të zëvendësuar John Bolton, si Këshilltar të Sigurisë Kombëtare.

Duke folur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump tha se John Bolton, kishte bërë disa gabime duke përfshirë ofendimin e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Trump tha se Bolton kërkoi nga Jong Un që të ndiqte një model libian.

Te fundit


Kthehu lart