Trump për krizën në Gjirin Persik i lë një pjesë të fajit edhe Kinës e Japonisë


Gazeta Express
24 Qershor 2019 20:56

Presidenti i SHBA’së, Donald Trump, ka lëshuar një sulm ndaj Kinës dhe Japonisë duke pyetur se pse ata po mbështeten vetëm në SHBA’në që të mbrojë anijet e tyre, transmeton Gazeta Express.

Donald Trump i ka bërë këto komente deri sa tensionet me Iranin po vazhdojnë të eskalojnë në nivele të rrezikshme. Uashingtoni po fajëson Teheranin zyrtar për dy sulmet përmbi naftësjellëset e zotëruara nga Japonia dhe Norvegjia në Ngushticën e Hormuzit.

Ndërsa javën e kaluar Irani ka rrëzuar një dron të SHBA’së.

Gjithsesi të dyja shtetet vazhdojnë të ngulin këmbë se nuk duan luftë.

Trump komentet i ka bërë në Twitter duke kërkuar shpjegim se pse SHBA po mbron anijet e këtyre shteteve pa asnjë kompensim.

“Këto shtete duhet që të mbrojnë anijet e tyre në këtë udhëtim të rrezikshëm”, ka thënë tutje Trump

Poashtu Trump ka fajësuar Kinën pasi që shteti aziatik merr 91% të naftës nga kjo ngushticë dhe se nuk po bën asgjë që të mbrojë investimet e saja por vetëm po kritkon SHBA’në pë tensionet në Lindje të Mesme../Express/

Te fundit


Kthehu lart