Trump në tubimin e parë të madh pas zgjedhjeve: E patëm një fitore të madhe - Gazeta Express
string(74) "trump-ne-tubimin-e-pare-te-madh-pas-zgjedhjeve-e-patem-nje-fitore-te-madhe"

Lajme

Gazeta Express

27/06/2021 13:12

Trump në tubimin e parë të madh pas zgjedhjeve: E patëm një fitore të madhe

Lajme

Gazeta Express

27/06/2021 13:12

Në tubimin e parë të madh që nga largimi nga Shtëpia e Bardhë, ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump dje kundërshtoi politikën e imigracionit të pasardhësit të tij Joe Biden dhe u kërkoi mbështetësve t’i ndihmonin Republikanët ta rimarrin shumicën në Kongres, transmeton Gazeta Ex[ress.

Megjithëse ai mbajti fjalime në tubimet republikane pasi u mund në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar, tubimi në Ohio është kthim në tubimet masive që ishin thelbësore për ta ruajtur mbështetjen e bazës së tij.

Lexo Edhe:

Të shtunën, përpara mijëra mbështetësve, përveç kritikave ndaj zgjedhjeve të fundit në SHBA, foli në veçanti për numrin në rritje të emigrantëve që hynë në SHBA përtej kufirit jugor.

“Ne e patëm një fitore të madhe, ata bënë diçka që nuk duhet lejuar kurrë”, tha Trump për zgjedhjet.

“Ne do ta rikthejmë Dhomën e Përfaqësuesve, do ta rikthejmë Senatin dhe do ta marrim përsëri Amerikën dhe do ta bëjmë atë së shpejti”, tha ai.

Para tubimit, Trump bëri të qartë një plan për të marrë hak për kongresmenin republikan të Ohio Anthony Gonzalez, i cili ishte një nga 10 republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve që votuan për ta tërhequr atë. 

“Çdo republikan duhet të votojë që ai të pushohet nga puna”, tha Trump për Gonzalez, duke e quajtur atë “republikan të rremë”.

Pas tubimit në Ohio, Trump planifikon t’i drejtohet masës edhe në Florida me rastin e përvjetorit të pavarësisë së SHBA-së.