Trump: Fituam, e shkatërruam Iranin, nuk kanë më forcë ajrore - Gazeta Express
string(58) "trump-fituam-e-shkaterruam-iranin-nuk-kane-me-force-ajrore"

Lajme

Gazeta Express

12/03/2026 13:12

Trump: Fituam, e shkatërruam Iranin, nuk kanë më forcë ajrore

Lajme

Gazeta Express

12/03/2026 13:12

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara e kanë fituar luftën në Iran dhe shtoi se ka mbetur vetëm për t’u vendosur se kur do të ndalen.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha në një aktivitet në Kentucky se Irani është thuajse i shkatërruar, ndërsa forca ajrore e vendit të Lindjes së Mesme është eliminuar.

“Ne fituam. Gjatë 11 ditëve të fundit, ushtria jonë praktikisht e ka shkatërruar Iranin. Forcat e tyre Ajrore janë zhdukur plotësisht. Ata nuk kanë më radarë, nuk kanë pajisje kundërajrore. Ata nuk kanë potencial bërthamor, pasi ne e shkatërruam gjatë operacionit “Midnight Hammer”. Menduam se ky do të ishte fundi, por ata filluan përsëri. Kjo është arsyeja pse duhet t’i japim fund, sepse nuk duam të kthehemi çdo dy vjet”, tha Trump.

Advertisement
Advertisement
Advertisement