Trump e shpërndau këtë video- Marinsi tregon trimëri të jashtëzakonshme në aksionin anti-drogë


Gazeta Express
12 Korrik 2019 19:55

Presidenti i ShBA’së, Donald Trump, ka shpërndarë një video duke lavdëruar trimërinë e një marinsi i cili kërceu në një nëndetëse që ishte në lëvizje. Nëndetësja u ndal ka forcat bregdetare amerikane në oqeanin Paqësor dhe po mbante përmbi 7 mijë kilogram kokainë.

Forcat bregdetare kishin informacione të sigurta se nëndetësja u takonte karteleve të drogës dhe arriti të reagojë menjëherë.

“A e besoni këtë trimëri? Ndalimi fenomenal i drogës. Shikojeni”, shkroi Trump në llogarinë e tij në Twitter.

Aksione të mëdha anti-drogë ishin marrë gjatë ditës së djeshme nga forcat e sigurisë në ShBA. Zëvendës presidenti Mike Pence ka thënë se diku 39 mijë kilogram dhe 933 kilogram mariuanë ishin kapur gjithsej gjatë këtyre aksioneve.

Ushtari tregoi guxim të madh duke kërcyer nga një anije në nëndetësen e dyshimtë e cila ishte në lëvizje. Droga po vinte nga Amerika e Jugut. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart