Trump e Putin edhe për Ballkanin në Alaska? Maliqi: Kosovës i duhet mbështetja e SHBA, nuk e merr me këtë lidership - Gazeta Express
string(112) "trump-e-putin-edhe-per-ballkanin-ne-alaska-maliqi-kosoves-i-duhet-mbeshtetja-e-shba-nuk-e-merr-me-kete-lidership"

Lajme

Gazeta Express

09/08/2025 21:36

Trump e Putin edhe për Ballkanin në Alaska? Maliqi: Kosovës i duhet mbështetja e SHBA, nuk e merr me këtë lidership

Lajme

Gazeta Express

09/08/2025 21:36

Njohësi i çështjeve politike Agon Maliqi, ka komentuar takimin e Trump-Putin, i cili është paralajmëruar të ndodh në Alaska. Maliqi ka thënë se në këtë takim, temë dominuese do të jetë Ukraina, porse, është mundësia ‘‘për rishikimin e plotë të marrëdhënieve ShBA-Rusi, e cila i prek edhe interesat e tyre në Ballkan’’.

Maliqi ka deklaruar se Serbia ka punuar për t’u pozicionuar fort në Washington, gjë që kulmoi me vizitën e Marko Djuriq në Departamentin e Shtetit, ku takoi Marco Rubion. Kurse, Kosova në anën tjetër, ka thënë Maliqi, në mungesë të një qeverie legjitime, nuk ka agjendë të përbashkët politike të nivelit të lartë.

I njëjti ka thënë edhe se Kosova ka nevojë për mbështetjen e SHBA-ve, porse, sipas tij, s’do ta marrë me ‘‘lidershipin e deritashëm politik i cili gjërat i sheh përmbys’’

Postimi:

Dje Armenia dhe Azerbejxhani u treguan vende të pjekura dhe e arritën një marrëveshje të paqes në Shtëpinë e Bardhë, përkundër tensioneve të shumta të viteve të fundit, përfshi edhe luftën për Nagorno-Karabakh. Kjo ishte shenja e radhës e humbjes së plotë e ndikimit të Moskës edhe në mahallën e vet. Trump duket se e ka rritur dinamikën e angazhimit në përpjekjen për t’u kornizuar si “President i Paqes”. Me 15 gusht pritet takimi Trump – Putin në Alaskë (ShBA), ku temë dominuese do të jetë Ukraina, por edhe mundësia për rishikimin e plotë të marrëdhënieve ShBA-Rusi, e cila i prek edhe interesat e tyre në Ballkan.

Gjatë kësaj periudhe Serbia ka punuar për t’u pozicionuar fort në Washington, gjë që kulmoi me vizitën e Marko Djuriq në Departamentin e Shtetit, i pari takim i një zyrtari ballkanas me Marco Rubion. Kosova ndërkohë në mungesë të një qeverie legjitime dhe me Presidencë në skadim të mandatit, nuk ka agjendë të përbashkët politike të nivelit të lartë. Ka vetëm vazhdimësi të bashkëpunimit me Pentagonin për FSK, diskutime të reja për prodhimin e përbashkët të armëve, si dhe vazhdimësi në projekte ekonomike si ai me MCC. Këto sado që janë pozitive nuk duhet të merren si shenjë e ndonjë përafrimi të nivelit të lartë politik, janë thjesht vazhdimësi e përkrahjes së ShBA për kapacitetet e Kosovës.

Ajo për të cilën Kosova ka nevojë është mbështetja politike e ShBA për njohjen, sidomos nga vendet anëtare të NATO, dhe për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë që na zhbllokon ndërkombëtarisht. E këte gjë Kosova nuk do ta marrë me kursin dhe lidershipin e deritashëm politik i cili gjërat i sheh përmbys. Në fakt, kush merr vesh në këto punë ka vite që paralajmëron se fatura e qasjes populiste ndaj veriut është cungimi ndërkombëtar i Kosovës dhe dorëzimi i aleatit tonë kryesor në duart e Beogradit.