Trump ‘detyron’ Melanie që të buzëqeshë para kamerave: Videoja bëhet virale në Twitter - Gazeta Express
string(82) "trump-detyron-melanie-qe-te-buzeqesh-para-kamerave-videoja-behet-virale-ne-twitter"

Trump ‘detyron’ Melanie që të buzëqeshë para kamerave: Videoja bëhet virale në Twitter

Gazeta Express

05/06/2020 7:38

Presidenti amerikan Donald Trump është kritikuar ashpër në internet pasi një video u bë virale ku ai i thoshte Melanie Trump të buzëqeshte, derisa po viziton një faltore të Papa Gjon Palit II

Kjo është vizita e dytë në një vend fetar brenda dy ditësh. Trump u kritikua edhe kur policia shpërndau gaz lotsjellës ndaj protestuesve në Sheshin Lafayette. Kjo mundësonte që Trump të shkonte lirshëm në Kishën e Shën Gjonit, e cila u përfshi nga zjarri gjatë të dielës.

Lexo Edhe:

Donald Trump appears to tell Melania to smile in front of the media

Në videon që u bë virale për pak kohë, Presidenti shihet duke i thënë Zonjës së Parë të buzëqesh para fotografëve.

Trump duket se e vëren Melanie që nuk po buzëqeshte dhe u kthye t’i thoshte diçka, para se Melanie të jepte një buzëqeshje.

Në Twitter kjo video u bë trend, me disa komentues që thonin se Zonja e Parë ndihej në siklet që qëndronte afër Presidentit.