Trump deklarohet për politikat e reja të migrimit


Gazeta Express
16 Maj 2019 22:52

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka zbuluar planin, që sipas tij krijon një sistem të drejtë, modern dhe të ligjshëm të emigracionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Propozimi ynë bazohet në historinë e pasur të emigracionit të kombit tonë, duke forcuar lidhjet e shtetësisë që na lidhin si familje kombëtare”, ka thënë ndër të tjera Presidenti Donald Trump.

Trump zotohet se e gjitha bota moderne do t’ia ketë zili SHBA-ve për programin e tyre të emigracionit. Ai tha se sistemin e tij të emigracionit “me bazë në merita” më 16 maj, duke thënë se nëse miratohet, do të ishte “krenaria e kombit tonë”.

Trump zbuloi një plan të ri të emigracionit të enjten për të lëvizur imigracionin e SHBA drejt një “sistemi me bazë meritash” që i jep përparësi punonjësve të kualifikuar mbi ata me familjen tashmë në vend.

Plani, i cili nuk trajton fatin e imigrantëve të rinj pa dokumente që u sollën në Shtetet e Bashkuara si fëmijë, ka pak shanse për të përparuar në Kongres, ku ligjvënësit e të dyja palëve e kanë përshëndetur me skepticizëm.

“Sot ne po paraqesim një kontrast të qartë. Demokratët po propozojnë kufij të hapur, paga më të ulëta dhe, me sinqeritet, kaos pa ligj. Ne jemi duke propozuar një plan imigracioni që i vendos punët, pagat dhe sigurinë e punëtorëve amerikanë në rradhë të parë. Propozimi ynë është pro-amerikan, pro-imigrant dhe pro-punëtor” shkruan The Washington Post.

Ndihmësit e Shtëpisë së Bardhë theksuan se Trump është entuziast në përpjekje për të demonstruar se ai mbështet emigracionin e ligjshëm për të ndihmuar kompanitë e SHBA-ve përmes politikave të reja të emigracionit.

Te fundit


Kthehu lart