Trump deklarohet për konfliktin Armeni-Azerbajxhan, thotë se do të bëjë diçka - Gazeta Express
string(76) "trump-deklarohet-per-konfliktin-armeni-azerbajxhan-thote-se-do-te-beje-dicka"

Trump deklarohet për konfliktin Armeni-Azerbajxhan, thotë se do të bëjë diçka

Gazeta Express

25/10/2020 21:54

Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi sot se konflikti midis forcave armene dhe azerbajxhanase në Nagorno-Karabak mund të “zgjidhet lehtësisht” dhe shtoi se vendi i tij “do të bëjë diçka për këtë”.

“Deri tani kemi Armeninë. Shikoni Armeninë, ata janë një popull i mahnitshëm, ata luftojnë djallëzisht mirë dhe ju e dini se çfarë, ne do të bëjmë diçka për këtë, sepse ju e dini që Armenia kishte një rrugë të vështirë,” tha Trump gjatë tubimit parazgjedhor në New Hampshire.

Lexo Edhe:

Sipas agjencisë armene të shtypit, Trump tha se kishte disa tubime parazgjedhore në Ohio të shtunën dhe se ai u takua me një grup armenësh.

“Në Ohio, ne kishim një grup të madh armenësh me një flamur dhe tërë historinë. Do të jetë në rregull. Mund të zgjidhet lehtësisht. Shkoni dhe tregoni këtë popullit tuaj. Armeni, është e lehtë për ta zgjidhur atë nëse e di se çfarë duhet bërë!”, tha Trump, i cili është një kandidat republikan në zgjedhjet presidenciale në SHBA.