Presidenti amerikan, Donald Trump, është tallur me rivalin demokrat, Joe Biden, në lidhje me mbajtjen e maskës.
Trumpi ka thënë se Bideni ka bërë operacione plastike në fytyrë, të cilat po i fsheh duke mbajtur maskën.
Trumpi e ka pyetur se përse ka shpenzuar shumë para për operacione fytyrën, të cilën tani po e mbulon me maskë.
Bideni, që prej fillimit të pandemisë, gjatë tërë tubimeve publike, ka mbajtur maskën me qëllim që të mbrohet nga koronavirusi.
Pas këtyre akuzave të Trumpit, Bideni ka publikuar një video me të cilën bënte thirrje për zgjerim të testimeve dhe mbajtje të maskës.
Kandidati demokrat ka kritikuar mënyrën e menaxhimit të pandemisë nga Trumpi.
Ndërkaq, presidenti republikan ka thënë se menaxhimi i tij i mirë ka shpëtuar shumë jetë.
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...