Trump: Biden ishte shumë i mirë, pas atentatit më thirri për t'u siguruar që isha mirë - Gazeta Express
string(83) "trump-biden-ishte-shume-i-mire-pas-atentatit-me-thirri-per-tu-siguruar-qe-isha-mire"

Lajme

Gazeta Express

17/09/2024 13:48

Trump: Biden ishte shumë i mirë, pas atentatit më thirri për t’u siguruar që isha mirë

Lajme

Gazeta Express

17/09/2024 13:48

Gjatë një paraqitjeje në një kanal të mediave sociale për ta promovuar një sipërmarrje të re të kriptomonedhave, ish-presidenti amerikan Donald Trump tha fjalë të mira për deklaratat e presidentit amerikan Joe Biden për atentatin e dytë ndaj kandidatit republikan për president, shkruan The Guardian.

“Ai ishte shumë i mirë sot, më thirri për t’u siguruar që isha mirë, për t’u siguruar [dhe pyetur] a kam ndonjë sugjerim”, tha Trump. “Ai nuk mund të ishte më i sjellshëm”.

Lexo Edhe:

Këto fjalë janë në kontrast të dukshëm me çfarë kishte thënë ai më herët në Fox News Digital, ku e kishte përshkruar Bidenin dhe kundërshtaren, zëvendëspresidenten Kamala Harris si “armiku i brendshëm”.

“Retorika e tyre po bën që të më qëllojnë, kur unë jam ai që do ta shpëtoj vendin dhe janë ata që po e shkatërrojnë vendin – nga brenda dhe nga jashtë. Këta janë njerëz që duan ta shkatërrojnë vendin tonë. Ky quhet armik i brendshëm. Ata janë kërcënimi i vërtetë”, kishte deklaruar Trump.