Trump arrin në Japoni


Gazeta Express
27 Qershor 2019 13:47

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, arriti në Japoni për të marrë pjesë në samitin e vendeve më të industrializuara G20.

Presidenti amerikan pritet të mbajë të paktën tetë takime bilaterale duke filluar me takimin e parë, që do të zhvillohet me kryeministrin australian, Scott Morrison.

Trump pritet të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, presidentin kinez Xi Jinping, presidentin turk, Reccep Tayyip Erdogan dhe princin e kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman.

Ai gjithashtu do të mbajë takime me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe kryeministrin japonez Shinzo Abe.

Trump u tha gazetarëve kur u largua nga Shtëpia e Bardhë, se ai pret një bisedë shumë të mirë me Putinin, por shtoi se “ajo që unë i them atij, nuk është punë e juaj”.

Përveç Iranit, Trump dhe Putin pritet të diskutojnë për Sirinë dhe Venezuelën, si dhe armët bërthamore.

Trump anuloi një takim të planifikuar me Putinin në Argjentinë në nëntor të vitit 2018 pasi Rusia konfiskoi dy anije ukrainase dhe ekuipazhin e tyre.

Sa i përket Kinës qëllimi kryesor i Trumpit gjatë takimit të tij me Xi Jinping do të jetë rivendosja e negociatave tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës pasi ato u pezulluan më parë gjatë këtij viti.

Te fundit


Kthehu lart