Trump aprovon planin e Pentagonit për t’i dërguar edhe 2000 trupa tjerë në Lindjen e Mesme


Gazeta Express
24 Maj 2019 19:10

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka aprovuar planin e Pentagonit për dërgimin e rreth 2000 trupa tjerë në Lindjen e Mesme, duke e ngritur kështu edhe më shumë tensionin me Iranin, thanë zyrtarët e SHBA-së, për Fox News.

Plani është që të rritet siguria për forcat amerikane dhe ato aleate të cilat janë të rrezikuara nga Irani. Çdo luftanije tjetër e dërguar në rajon, duhet të jetë e pajisur me raketa Tomahawk, transmeton Gazeta Express.

“Ne do t’i dërgojmë një numër relativisht të vogël të trupave” i tha presidenti raportuesve të mediave gjatë ditës së premte. “Shumca mbrojtës. Disa njerëzz shumë të talentuar do të shkojnë tani në Lindjen e Mesme. Do të shohim se çka do të ndodhë”.

Gjatë ditës së enjte, Sekretar i Mbrojtjes në Detyrë, Patrick Shanahan demantoi lajmet se do të dërgohen rreth 10.000 trupa, duke thënë se numri është më i vogël.

SHBA-ja filloi dërgimin e përforcimeve në Lindjen e Mesme, si përgjigje ndaj kërcënimeve të Iranit. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart