Trump akuzohet nga demokratët se kërcënoi dëshmitaren


Gazeta Express
15 Nëntor 2019 22:19

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka sulmuar përmes Twitter’it, ish-ambasadoren amerikane në Ukrainë, Marie Yovanovitch, derisa kjo e fundit po dëshmonte kundër tij para Kongresit Amerikan.

Demokratët e kanë cilësuar këtë veprim të Trumpit si tentim për ta frikësuar dëshmitaren Yovanovitch.

Yovanovitch po dëshmonte në një seancë dëgjimore se si ajo kishte qenë duke e luftuar korrupsionin në Ukrainë, kur papritmas administrata e Trumpit e kishte larguar nga posti i ambasadores.

Demokratët kanë thënë se Yovanovitch është shkarkuar nga pozita e ambasadores në mënyrë që të lirohet rruga për aleatët e Trumpit që t’i bindin autoritetet ukrainase për të nisur një hetim kundër kandidatit për president të SHBA-ve, Joe Biden dhe djalit të tij Hunter Biden.

“Kudo që Marie Yovanovitch shkoi u kthye keq. Ajo filloi në Somali, si shkoi?”, ka shkruar Trump në Tëitter.

Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm.

Te fundit


Kthehu lart