Tronditet Gjermania: Serbi me prejardhje nga Kosova vret një grua, e shtyn nën shina të trenit


Gazeta Express
22 Korrik 2019 14:01

Gjykata e Duisburgut ka shpallur fletarrestin për vrasje kundër 28 vjeçarit  me emrin “Jackson B.”. Ai e ka mbytur një grua që nuk e njihte dhe as e lidhte ndonjë gjë me të, gjermanen Anja N.

Po ashtu, para shtyrjes nuk ka pasur asnjë konflikt në mes tyre, thonë hetursit nga prokuroria përgjegjëse.

Por personi në fjalë nuk ka qenë edhe fare i panjohur për policinë. Sipas saj, ai jeton në Hamminkeln, Qarku Wesel, ku është i njohur për hetuesit si person problematik.

Ai ka sharë dhe sulmuar pa shkas shpeshherë njerëzit në fshatin ku jeton, transmeton albinfo.ch. Sipas gazetës “Bild” ai ka “terrorizuar” fshatin dhe ka pasur disa kallëzime penale kundër tij.

Serbi me prejardhje nga Kosova ka rënë shpesh në sy me sjelljet e veta. Nuk ka banor të fshatit që nuk është prekur ndonjëherë nga shpërthimet e tij, thotë një banor i fshatit për gazetën.

Në mbrëmjen e të shtunës, bashkëshorti i Anja N., ka postuar një njoftim në facebook ku ka shkruar sa vijon: “Sot është vrarë gruaja ime. Ajo është shtyrë para një treni, nga një i panjohur, pa asnjë shkas”.

Çifti ishte martuar në verën  e vitit 2018 ndërsa viktima është nëna e një vajze 13 vjeçe.

Te fundit


Kthehu lart