Tronditen kalimtarët: Vetura në lëvizje por shoferi në gjumë të thellë


Gazeta Express
25 Qershor 2019 8:48

Shoferët në Kaliforni u habitën kur panë një burrë duke fjetur prapa timonit të një Tesla, gjatë një kolone trafiku të premten.

Në pamjet e shpërndara nga një tjetër shofer, mund ta shihni veturën duke udhëtuar ngadalë poshtë rrugës së lirë, me shoferin që duket se është në mes të një gjumi të thellë, me kokën e tij të kthyer kah dritarja, transmeton Gazeta Express.

Teknologjia e autoshoferit në Tesla e mban veturën të sigurt në rrugë në një distancë të sigurt në trafik dhe e përshtat shpejtësinë bazuar në parashikimet e sjelljes së automjeteve tjera.

Por, pavarësisht kësaj, shoferi duhet të jetë në gjendje ta marrë kontrollin e veturës nëse diçka ndodh. Me fjalë të tjera, duhet, gjithsesi, të mos jetë në gjumë…

Videoja u publikua online me përshkrimin: “S’mund ta besoja… në gjumë gjatë kolonës në Zonën Bay”. /Express

Te fundit


Kthehu lart