Tritol makinës në Tiranë, pronari është kunati i Domart Konjarit


Gazeta Express
18 Tetor 2019 13:24

Një shpërthim i telekomanduar ndodhi mëngjesin e kësaj të premteje në Tiranë.

Tritoli i vendosur në një makinë me targa gjermane shkaktoi panik në zonën e ish-Frigoriferit, por fatmirësisht nuk u lëndua asnjë person.

Pronari i automjetit, Artan Bylyku, të cilit iu vu tritoli rezulton kunati i Donart Konjarit, një emër i njohur për drejtësinë.

30-vjeçari kishte pak ditë që ishte kthyer nga Gjermania, ndërsa sapo u fut në mjetin e tij luksoz ndodhi dhe shpërthimi.

Nga hetimet paraprake mësohet se lënda eksplozive ishte vendosur në pjesën e përparme të mjetit, ndërsa Bylyku nuk pësoi asnjë dëmtim.

Domart Konjari 46 vjeç vijon të jetë në arrati. Ai u arrestua në nëntor të vitit 2015, për llogari të autoriteteve franceze por pesë muaj më vonë, Apeli i Krimeve të Rënda zbuti masën e sigurimit ndaj Konjarit, nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitjeje”.

Kjo bëri që Konjari të arratisej dhe të jetë ende në kërkim.

Në dosjen që Krimet e Rënda kanë marrë nga autoritetet franceze, renditen me detaje të gjitha veprimtaritë e Konjarit në Shqipëri, Francë, Holandë, Belgjikë, Spanjë, Itali dhe Gjermani.

Hetuesit francezë thonë se kanë ndodhur edhe disa vrasje, ku në dy raste, 42-vjeçari Konjari u ka shpëtuar atentateve me armë.

46 vjeçari Domar Konjari akuzohet  si I përfshirë direkt ose indirekte në disa atentativa dhe vrasje për trafikun e drogës në 20 vitet e fundit mes Shqipërisë dhe Francës.

Rasti i fundit ishte vrasja e Devi Kasmit ne Tirane, e cila dyshohej se ishte kryer me porosi te Konjarit.

Te fundit


Kthehu lart