Tritan Kalo: Një rikujtesë në këto kohë Covidiane për gjithologët - Gazeta Express
string(64) "tritan-kalo-nje-rikujtese-ne-keto-kohe-covidiane-per-gjithologet"

Tritan Kalo: Një rikujtesë në këto kohë Covidiane për gjithologët

Gazeta Express

27/05/2020 13:54

Që prej nisjes së pandemisë codiv19, mjeku i njohur Tritan Kalo ka qenë ndër personat që ka qenë në ballë të saj.

Por shpesh nuk kanë munguar qëndrimet e tij kritike në rrjetet sociale si ndaj personave të papërgjegjshëm ashtu edhe nda politikanëve që janë përpjekur të bëjnë politikë më pandeminë.

Lexo Edhe:

Kalo shprehet se Shqipëria gjendet përballë sfidave shumë të mëdha jo vetëm shëndetësore, por edhe ekonomike e politike.

Mesazhi nga Tritan Kalo:

NJË RIKUJTESË në këto “Kohë Covidiane”, për GJITHOLLOGËT tanë militantë të sëmurë të të gjitha kahjeve politike, kur Shqipëria jonë gjendet përballë sfidave shumë-shumë të mëdha jo vetëm shëndetësore, POR edhe ekonomike e politike:

“Po deshe të jesh i mençur, mësoju të pyesësh me mend, të dëgjosh me vëmendje, të përgjigjesh i qetë dhe të pushosh së foluri, kur nuk ke çfarë thua.” (një thënie nga “i pak dituri” Albert Ajnshtain)….

DEMOKRACIJA e vërtetë dhe jo DEMON-KRACIJA “Made in Albania”, është në vetvete një UNITET veprimesh në diversitetin e mendimeve, POR vetëm e vetëm kur veprimet e bazuara në këto mendime, ndjekin të gjitha udhën e pa gropëzuar drejt MBROTHËSIMIT socio-ekonomiko-politik të SHQIPËRISË, dhe jo atë të theqafjes së saj si deri më sot!!!…Quo vadis Shqipëria ime!!!