Tribunali për krime lufte të mos shfrytëzohet për poenë politikë


Gazeta Express
14 Qershor 2019 13:47

Krijimi i Tribunalit për Krime Lufte në Kosovë aktualisht është i pamundur përderisa duhet të ketë vullnet nga bashkësia ndërkombëtare, ndërsa Dhomat e Specializuara janë një sukses i shtetit të Serbisë.

Kështu është thënë sot në panelin e diskutimit “Gjykimi i krimeve të luftës në kohë krize: Zhvillimet e fundit lidhur me Dhomat e Specializuara dhe Tribunali i Propozuar për Krime Lufte në Kosovë”, të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GSJP).

Me këtë rast drejtoresha ekzekutive në GSJP, Arbresha Loxha, çështja e krijimit të Tribunalit Ndërkombëtar për gjykimin e krimeve të luftës të bëra në Kosovë duhet bëhet larg agjendave politike dhe të mos shfrytëzohet për poenë politik, por në fakt çfarë do të duhet të bëhej, është që të ekzistoj një qasje serioze, pra të themelohet një Komision Shtetëror Profesion i cili do të hartonte një kornizë për procesin e gjykimeve të krimeve të luftës në Kosovë.

Loxha tha se e legjislacioni aktual në Kosovë mundëson gjykimin e krimeve të luftës, ekzistojnë të mekanizmat e mundshme, në mënyrë që të gjykohen krimet e luftës në Republikën e Kosovës, ndërsa dështimi ose barra për dështimin e mos gjykimin e krimeve të luftës në Kosovë, konsiderohet se bie mbi prokurorin e shtetit, misionin e UNMIK-ut, EULEX-it dhe akterë të tjerë si vendor ashtu edhe ndërkombëtarë.

Deputetja Albulena Haxhiu që është edhe  kryetare e Komisionit parlamentar për Legjislacion tha se ky komision shumë shpejt do të ftojë ministrin e drejtësisë Abelard Tahiri për të raportuar lidhur me Dhomat e Specializuara.

Haxhiu tha se sa i përket Gjykatës speciale, që në fillim është kundërshtuar nga Vetëvendosje sepse kjo gjykatë ka qenë një eksperiment për Republikën e Kosovës, si dhe do të pasqyron një luftë jo të drejtë të UÇK-së. Ndërsa sa i përket Tribunalit, deputetja Haxhiu tha se po luhet me ndjenjat e familjarëve të të zhdukurve  e që sipas saj është e pamundur të themelohet një Tribunal i tillë.

Profesori i të Drejtës Penale, Avni Puka theksoi se ka një problem tjetër edhe në vet ligjin për Gjykatën Speciale që nuk ishte dashur me ndodhë, ndërsa Tribunali për krimet serbe është i mundur, por jo në këtë kohë.

Ndërsa, avokati Artan Qerkini ka ndarë përvojën e tij personale në ballafaqim me Dhomat e Specializuara, në të cilat tha se ndiqet një procedura jo shumë e zakonshme.    

Ai theksoi se vetë themelimi i Tribunalit për krimet serbe, është politike, ndërsa themelimi i saj nuk është gjë e pamundur nëse ka vullnet bashkësia ndërkombëtare.

Te fundit


Kthehu lart