Tri simptomat që tregojnë me siguri që e ke Covid-19 - Gazeta Express
string(52) "tri-simptomat-qe-tregojne-me-siguri-qe-e-ke-covid-19"

Tri simptomat që tregojnë me siguri që e ke Covid-19

Gazeta Express

30/09/2020 19:12

Simptomat e koronavirusit në shumë raste janë të ngjashme me atë të gripit sezonal dhe për këtë arsye, në këtë periudhë të vitit, kur shtohen dhe virozat, shumë njerëz përfshihen nga ankthi nëse janë të prekur nga virusi vdekjeprurës apo diçka tjetër.

Instituti i Shëndetit Publik në Britaninë e Madhe ka shpjeguar se kush janë 3 simptomat kryesore që në 85% të rasteve konfirmojnë se një person është i prekur nga Covid-19.

Lexo Edhe:

1-Një kollë e re dhe e vazhdueshme; kollitje për më shumë se një orë, ose të pasurit 3 episode ose më shumë kollë të vazhdueshme brenda 24 orësh.

2-Temperatura mbi 37.8.

3-Ndryshimi i nuhatjes ose shijimit; në pjesën më të madhe nuk mund të nuhasni apo shijoni gjë, ose këto shqisa janë ndryshe nga normalisht.