Superkupa Kosovës, përfundon finalja
dramatike, Trepça mposht Pejën
Në Suharekë u zhvillua finalja e Superkupës së
Kosovës mes Trepça dhe Pejës.
Trepça ka fituar me rezultat 78:76.
Sfida ishte e tensionuar dhe ishte ndërprerë
një minutë pa përfunduar pjesa e parë.
Në pushim, Trepça ka shkuar me epërsinë prej
40:32.
Ndonëse është tërhequr vërejtja, fyerjet mes
tifozëve dhe hedhjet në parket kanë vazhduar.
Fillimisht trajneri Rami Hadar, e mori ekipin
dhe u largua drejt zhveshtores. Teksa u kthye më pas kur u qetësua situata.
Megjithatë, gjyqtari i largoi sërish dy ekipet derisa të zbrazet pjesa ku ishin
tifozët mitrovicas, “Torcida”.