Trepça e fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Prishtinës - Gazeta Express
string(51) "trepca-e-fiton-gjysmefinalen-e-pare-ndaj-prishtines"

Sport

Gazeta Express

21/04/2024 20:55

Trepça e fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Prishtinës

Sport

Gazeta Express

21/04/2024 20:55

Trepça ka shënuar fitore në gjysmëfinalen e parë të “Play-Offit” ndaj Sigal Prishtinës, për të udhëhequr tani me rezultatin 1:0 në seri.

Derbi i luajtur sonte në palestrën “Minatori” përfundoi me rezultatin 87:81, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Drilon Hajrizi me 14 pikë dhe Kevin Capers me 13 sosh, ishin dy basketbollistët më të dalluar në triumfin e “Xehetarëve”.

Te prishtinasit edhe një herë tjetër u dallua Diamond Stone, i cili realizoi 23 pikë.

Ndeshja e dytë gjysmëfinale do të zhvillohet të enjten, në kryeqytet.

Kujtojmë se skuadra që regjistron tri fitore kalon në finale.

/Gazeta Express/