Trepça ’89 e mbështet Prishtinën kundër gjyqtarëve - Gazeta Express
string(49) "trepca-89-e-mbeshtet-prishtinen-kunder-gjyqtareve"

Gazeta Express

08/07/2020 20:49

Trepça ’89 e mbështet Prishtinën kundër gjyqtarëve

Gazeta Express

08/07/2020 20:49

Trepça ’89 ka thënë se e mbështet Prishtinën në reagimin e saj kundër gjyqtarëve në Ipko Superligë, pas humbjes së bardhekaltërve 2:1 kundër Gjilanit të mërkurën.

Klubi mitrovicas nuk e quan futboll ndeshjen e së mërkurës pasdite në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Prishtina u mund në një ndeshje të tensionuar një pjesë lojë të së cilës e zhvilloi me një lojtar më pak në fushë, pas përjashtimit kontrovers të portierit Visar Bekaj, direkt me karton të kuq, raporton Gazeta Express.

Skuadra e Armend Dallkut lëshoi pikë të rëndësishme ndaj rivalit direkt për titull, në një garë të paparë në futbollin kosovar, duke e regjistruar humbjen e parë që prej rikthimit të futbollit pas pandemisë koronavirus.

Pas ndeshjes pati tensione në fushë, me trajnerin Dallku dhe stafin e tij që shkuan për t’i kërkuar sqarime gjyqtarëve të ndeshjes, duke e detyruar policinë të ndërhyjë me sprej.

Dhe Trepça ’89, e cila është duke luftuar për mbijetesë këtë sezon dhe është skuadra më e zëshme kundër gjyqtarëve, të cilët i akuzon çdo javë, e përkrah Prishtinën për kauzën e njëjtë.

“Kjo çfarë ka ndodhur sot në Gjilan vetëm futboll nuk ka të bëjë. Kur reagonte Trepça ’89, të tjerëve iu duke absurde. Këta të deleguarit sot po dihet se kush po i përkrah. KF Trepça ’89 e përkrah plotësisht Prishtinën dhe e dënon ashpër ngjarjen e sotme, tmerrin e referëve… marre”, thuhet në reagimin e klubit mitrovicas.  /Gazeta Express/