Trendi i ri i dobësimit – Ëmbëlsira përpara bukës - Gazeta Express
string(47) "trendi-i-ri-i-dobesimit-embelsira-perpara-bukes"

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

24/04/2023 20:09

Trendi i ri i dobësimit – Ëmbëlsira përpara bukës

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

24/04/2023 20:09

Ëmbëlsira përpara buke është shpesh si molla e ndaluar.

Megjithatë, shkencëtarët pretendojnë se çelësi i të pasurit një peshë të mirë trupore, është ngrënia e ëmbëlsirave përpara vakteve.

Lexo Edhe:

Një studim i Imperial College London doli në konkluzionin se ngrënia e ushqimeve të pasura me sheqer përpara një vakti është e dobishme.

Duke ngrënë të ëmbla mbani nepsin nën fre.

Studimi u përqendrua tek oreksi dhe dëshira për glukozë, që gjendet tek çokollatat dhe ëmbëlsirat e ndryshme.

Përse duhen ngrënë ëmbëlsirat para buke?

Glukoza është gjithashtu burimi kryesor i energjisë për trurin.

Në tru gjendet një proteinë e trurit që mban emrin glucokinase. Ajo luan rolin e gardianit të glukozës.

Nëse nivelet e saj janë të ulëta, truri i thotë trupit të konsumojë më shumë ushqime të pasura me niseshte dhe sheqer.

Kjo është një arsye sa përpara çdo ushqimi, syri shkon direkt e të ëmblat.

Duke ngrënë në fillim ushqime të pasura me glukozë, truri do të jetë objektiv.

Ai do të përcaktojë  sasinë e kalorive të mbetura për të cilat ka nevojë.

Në këtë mënyrë, do të jetë e vështirë ta teproni me ushqime.

Nëse të ëmblat i konsumoni përgjatë vaktit, truri do ta ketë më të vështirë për të përcaktuar sa glukozë i nevojitet.

Kështu, aktivizimi i sistemit të numërimit të kalorive do të vonohet.

Gjasat e të tepruarit me ushqim do të jenë të mëdha.

Stili italian i të ushqyerit më shëndetshëm

Shkencëtarët thonë se ushqime me niseshte si buka, makaronat dhe orizi janë më të pasura me glukozë dhe janë më të shëndetshme se ëmbëlsirat.

Me fjalë të tjera, sekreti i të rënit në peshë është të hash si një Italian.

Pjata e parë e një vakti Italian është orizi ose makaronat.

Sipas shkencëtarëve të Imperial College London, ky zbulim është shumë i rëndësishëm.

Ai mund të shërbejë si shtysë për krijimin e ilaçeve të reja për rënien në peshë në mënyrë natyrale. /Shqip.com