Trendi i radhës në internet, VIP-at fillojnë ‘sfidën nudo’


Gazeta Express
11 Korrik 2019 18:11

Sfidës nudo të Lindsay Lohan i bashkohet këngëtari i njohur.

Pas sfidës më të famshme që çmendi të gjithë të famshmit, sapo kanë nisur një sfidë të re, atë të pozimit nudo.

Këtë gjë për herë të parë e vazhdoi aktorja Lindsay Lohan, e cila ndezi rrjetin me pozen e saj përpara pasqyrës e zhveshur.

Ndërsa tani vëmendjen e ka marrë këngëtari i njohur Liam Payne, i cili ka çmendur vajzat vetëm më një postim në llogarinë e tij të Instagramit, ku shihet i ulur në një karrige në ballkon dhe ka pozuar tërësisht nudo ku duken mjaft mirë të pasmet e tij.

Për ta bërë akoma dhe më tërheqëse këtë foto, ai ka hedhur një vështrim të egër nga kamera dhe efektet e fotos i ka vendosur një filter bardh e zi.

Duhet ta pranojmë që duket shumë joshës dhe shumë sexy në këtë foto, edhe pse mendohet se fotoja është realizuar për një projekt të ri të tij.

Te fundit


Kthehu lart