‘Trëndafil mes trëndafilash’ Meta takon ish-deputeten e PS-së dhe kritiken e Ramës


Gazeta Express
25 Maj 2019 15:26

Pas paralajmërimit për liderët e opozitës për protestën e sotme, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka postuar një foto në rrjetet sociale teksa ndodhet jashtë Tiranës me ish-deputeten socialiste Arta Dade dhe botuesin Nikollë Lesi.

Meta shkruan se me ish-deputeten socialiste ndanë shumë kujtime dhe ide. “Bashkë me Nikollën dhe me një Trëndafil që spikat mes trëndafilash, në Spiten, Lezhë. Me Artën sot ndamë shumë kujtime dhe ide”, shkruan Meta. Takimi është zhvilluar në Spiten të Lezhës.

Te fundit


Kthehu lart