Tregoni kujdes, këto 4 gabime të përditshme çojnë drejt fryrjes së barkut - Gazeta Express
string(72) "tregoni-kujdes-keto-4-gabime-te-perditshme-cojne-drejt-fryrjes-se-barkut"

Shneta

Gazeta Express

08/04/2021 12:06

Tregoni kujdes, këto 4 gabime të përditshme çojnë drejt fryrjes së barkut

Shneta

Gazeta Express

08/04/2021 12:06

Barku i fryrë mund të ndihet për shkak të disa zakoneve të këqija! Përveçse një simptomë e ciklit menstrual ose të disa problemeve të zorrëve, fryrja e barkut mund të varet nga disa zakone ose gabime të themi që të gjithë ne mund t’i bëjmë ndoshta edhe pa vetëdije çdo ditë

Nga pijet e gazuara, deri tek sasia e vogël e ujit, këtu janë gjashtë gabimet më të zakonshme që duhet të shmangni për të mos e ndjerë barkun e fryrë, transmeton lajmi.net.

Lexo Edhe:

Konsumoni pije të gazuara

Këto pije janë të pasura me sheqerna dhe kalori, prandaj ato janë shumë të rrezikshme për trupin. Në fakt, përveç fryrjes së barkut, ata nuk kanë asgjë të shëndetshme apo ushqyese. Më mirë shmangini.

Shtriheni menjëherë pas ngrënies

Mund të ndodhë që dikush të ketë ngrënë darkë vonë dhe do të shkojë në shtrat menjëherë. Pikërisht kjo gjë mund të çojë në dhimbje dhe ënjtje të stomakut. Ne rrezikojmë të mos djegim ushqimin që hëngrëm, prandaj do të ishte mirë që të flini ose të shtriheni tre orë pasi keni konsumuar vaktin.

Hani shumë ëmbëlsira

Ata që janë lakmitarë e dinë plotësisht se sa e vështirë është t’i shmangësh gjërat e ëmbla. Megjithatë trupi juaj apo barku veçanërisht mund të preken nga kjo zgjedhje, ndaj do ishte ideale që ju t’i konsumoni ato në mënyrë të moderuar, shkruan “IconStyle”.

Çamçakëzi

Janë të mirë nëse kanë shijen e duhur, gjithashtu i japin freskinë e duhur frymëmarrjes dhe gojës, por shumë kujdes! Konsumimi i tepërt i çamçakëzit shkakton ënjtje sepse thithet shumë ajër gjatë përtypjes.