Tregjet e aksioneve pësuan tremujorin më të keq që nga viti 1987 - Gazeta Express
string(64) "tregjet-e-aksioneve-pesuan-tremujorin-me-te-keq-qe-nga-viti-1987"

Tregjet e aksioneve pësuan tremujorin më të keq që nga viti 1987

Gazeta Express

01/04/2020 12:12

Tregjet e aksioneve në gjithë botën kanë pësuar humbje historike në tre muajt e parë të këtij viti, për shkak të situatës së krijuar e pandeminë e koronavirusit.

Indeksi Dow Jones, një tregues kyç i tregut të aksioneve në SHBA, ka rënë për 23 për qind – çfarë është rënia më e madhe në një tremujor që nga viti 1987.

Lexo Edhe:

Ngjashëm ka ndodhur edhe me indeksin e Londrës, FTSE 100, i cili ka rënë për 25 për qind.

Indeksi S&P 500, i cili mat performancën e aksioneve të 500 ndërmarrjeve të mëdha, të listuara në bursat në Shtetet e Bashkuara, ka humbur 20 për qind të vlerës gjatë tremujorit të kaluar – çfarë paraqet rënien më të madhe qysh në vitin 2008.

Dobësimi vjen pasi autoritetet kanë urdhëruar ndalimin e shumicës së aktiviteteve, në përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.

Ekonomistët kanë paralajmëruar se goditja në ekonominë globale ka të ngjarë të jetë më e keqe sesa kriza financiare e 2008-ës.

“Mbetemi shumë të shqetësuar për parashikimin negativ të rritjes globale në vitin 2020”, ka thënë shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva.