Tregimi i javës / Stefano Benni: Shimizé - Gazeta Express
string(37) "tregimi-i-javes-stefano-benni-shimize"

Tregimi i javës / Stefano Benni: Shimizé

Arte

Gazeta Express

20/05/2022 17:28

Stefano Benni (1947) është shkrimtar, humorist, gazetar, skenarist, poet dhe dramaturg italian. Autor i shumë romaneve dhe antologjive të tregimeve të suksesshme, mes të cilave Bar Sport (Mondadori, 1976), Elianto (Feltrinelli, 1996), Terra! (Feltrinelli, 1983), Il bar sotto il mare (Feltrinelli, 1987), etj. Librat e tij janë përkthyer në mbi 30 gjuhë.

TREGIMI I SIRENËS

Lexo Edhe:

SHIMIZÉ

Në asnjë gjuhë nuk është e vështirë të merresh vesh si në gjuhën tënde.

(KARL KRAUS)

Na ishte një oshammi shammi që jetonte në një wesesheshammi maje një wooba. Erdhi një natë një oogoro dhe i tha Toshammi shammit:

― Shimì, nuk e dua as kurorën tënde as shkopin tënd, e dua shammizén tënde.

― De shimite dee ― qeshi oshammi shammi ― kërkoje de. Nëse e sheh këtu në weseshe shammizén time, merre lirisht.

Oogoro rrëmoi gjer e gjatë nëpër tërë wesesheshammin dhe në fund e pa një woolanda dhe briti triumfalisht:

― Shimì, ja ku qenka, e gjeta.

― Je dinak si tsezehé veshgjatë ― tha oshammi shammi ― e gjete dhe është e jotja.

Oogoro vrapoi teposhtë woobas duke kënduar dhe qeshur:

― E kam një shammizé! Për tërë jetën shimideé, do ta kem një shammizé!

Rrugës e takoi një woorogoro të moçëm.

― Shimì woro, të pëlqen? ― pyeti oogoron ― shiko, a të pëlqen shammizé ime?

― Woof ― tha orogoro ― o budalla tsezehé! A nuk po e sheh se ajo që po e mban në krah është një woolanda?

Nën dritën e hënës oogoro shikoi mirë, e pa gabimin e tij dhe ia mbathi tzuke shimite no shimé, i trishtuar si ai që e ka humbur emrin e gjërave.

Marrë nga: Stefano Benni: Il bar sotto il mare, Feltrinelli, 1987

Përktheu: A. Idrizi